Angel Di Maria është pezulluar për dy ndeshje për ‘sjellje’ të dhunshme në ndeshjen ndërmjet Monzas dhe Juventusit.
Anësori argjentinas e goditi me bërryl mbrojtësin kundërshtar, Armando Izzo, në fund të pjesës së parë në takimin në në U-Power Stadium të dielën, të cilin Zonja e Vjetër e humbi me rezultat 1-0.
Ai u ndëshkua me karton të kuq për këtë veprim dhe tani Komisioni Disiplinor i Lega Serie A i ka bërë të ditura vendimet për javën e shtatë në kampionatin italian.
Di Maria red card😂 pic.twitter.com/xYtYIBnjQe
— Tom™️ (@TomTomKrus) September 18, 2022
Di Maria është suspenduar për dy ndeshje, ashtu që nuk do të luajë ndaj Bolognas dhe Milanit.
Nga ndeshjet tjera, trajneri i Romës, Jose Mourinho, është pezulluar me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq nga reagimi i tij në sfidën ndaj Atalantas.
Never change, Jose Mourinho https://t.co/mGeZLUl49i
— Has the Referee or VAR made a poor decision? (@PoorEPLreferees) September 18, 2022
Në këtë mënyrë, nuk do t’i drejtojë Giallorossët në sfidën ndaj ish-klubit të tij, Inter. Në anën tjetër, në atë ndeshje, Nerazzurrëve do t’u mungojë Marcelo Brozovic, i cili i ka grumbulluar pesë kartonë të verdhë.
Trajneri i Lazio, Maurizio Sarri, është suspenduar për një lojë, kurse Milani është gjobitur me 15.000 euro për brohoritje dhe “diskriminim territorial” të tifozëve të klubit ndaj Napolit.
Në anën tjetër, Cremonese, Inter dhe Udinese, janë marrë gjoba më të vogla për hedhje të gjësendeve në fushë. /Telegrafi/