LAJMI I FUNDIT:

Dy ndeshje interesante ditën e sotme në Ipko Superligë

Dy ndeshje interesante ditën e sotme në Ipko Superligë

Ipko Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së dytë, dhe në orar për sot janë dy takime.

Xhiro e dytë nisi me ndeshjen Drenica – Llapi, e fituar nga vendasit me rezultat të thellë 3:0 në stadiumin ‘Bajram Aliu’

Të shtunën, dy ndeshje tjera janë të planifikuara për t’u zhvilluar.


Është skuadra e Ferizajt që pas fitores në xhiron e parë ndaj Dritës, do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Gjilanasit vijnë në këtë sfidë pas humbjes së thellë 4-1 nga Trepça ’89 dhe synojnë t’i marrin pikët e para.

Ndeshja kryesore e javës zhvillohet në qytetin e Therandës.

Ballkani i përforcuar dukshëm do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi të Kosovës, Feronikelit.
Skuadra e Ismet Munishit mori një barazim në ndeshjen e parë, ndërsa synon t’i marrë për herë të parë këtë edicion pikët e plota.

Në anën tjetër kampionët e Kosovës e nisën për mrekulli duke marrë një fitore 4-1, ndërsa tani kanë për synim të largohen të pamposhtur nga Theranda.

Të dyja takimet fillojnë me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Bundesliga
Kalo në kategori