Dy ndeshje dy humbje, Ancelotti flet për formën katastrofale të Realit në miqësore

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë në po aq ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pasi janë mposhtur nga Milani ditë më parë me rezultat 1-0, Los Blancos kanë humbur El Clasicon nga Barcelona me rezultat 2-1.
Trajneri italian i Realit, Carlo Ancelotti ka folur për këto humbje, duke thënë se nuk duhet të çmenden pasi janë ndeshje miqësore dhe po i mungojnë tetë lojtarë.
“Ne vazhdojmë në linjën e përgatitjes, duke i dhënë minuta të gjithëve. Nuk duhet të çmendemi, na mungojnë tetë lojtarë, rezultati apo taktikat nuk janë të rëndësishme, por dhënia e minutave që të gjithë të futen në ritëm dhe formë”, tha trajneri italian.
“Tani nuk po mendojmë për taktikat, duam të japim minuta dhe t’i marrim ata që janë rikthyer në formë që të jenë në gjendje të mirë. Në nivel taktik do të fillojmë punën më 7 gusht”, tha Carlo Ancelotti.
Ai foli edhe për rikthimin e Vini Jr, duke thënë se ai do të luaj në ndeshjen e ardhshme ndaj Chelseat.
“Vinicius ka ardhur në formë të mirë, mund ta shihni që ka punuar gjatë pushimeve. Courtois dhe Miltiao janë në gjendje të mirë dhe Rodrygo nuk ka luajtur sepse ishte pak i lodhur, le të shpresojmë se do të luajë 45 minuta kundër Chelsea”, shtoi.
“Lojtarët e rinj kënaqen dhe kjo na ndihmon t’i njohim më mirë. Nuk është e lehtë të luash në ekipin e parë dhe ata tregojnë cilësi dhe personalitet. Mario Martin mund të jetë në ekipin e parë, do të shohim se si do të përfundojë afati kalimtar, por ne mund të mbështetemi tek ai”, u shpreh Ancelotti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë