Fisnik Juniku është një prej banorëve të larguar së fundmi nga spektakli Big Brother VIP Kosova.

Me të dalë nga shtëpia, ai ka dhënë një intervistë pas mbarimit të spektaklit, ku ka folur për efektet e izolimit.


Mes të tjerash, prezantuesi i "Barber Shok" edhe ish-basketbollisti prishtinas është vënë në siklet me një pyetje shumë intime.

unknown 327229484 584457596830766 3557617095784137987 n

Ai është pyetur nëse e ka ndjerë mungesën e seksit përgjatë dy javëve të qëndrimit të tij në shtëpi - pyetje së cilës ka hezituar t'i përgjigjet.

"Pasha Zotin, nuk e di çka të them...me gjasë që po", është përgjigjur ai mes të qeshurave.

Big Brother VIP Kosova përndryshe të hënën mirëpriti banorin e ri në shtëpi, humoristin Vedat Ademi, dhe opinionisten e re në program - spikeren Anita Muçaj - Haradinaj. /Telegrafi/