LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët gjermanë synojnë t’ia rrëmbejnë Juventusit talentin Iling Junior

Dy gjigantët gjermanë synojnë t’ia rrëmbejnë Juventusit talentin Iling Junior

Samuel Iling Junior është një nga talentet e mëdhenj të Juventusit që ka filluar të ketë hapësira nga trajneri Massimiliano Allegri.

Sulmuesi anglez është bashkuar me Zonjën e Vjetër në verën e vitit 2020 nga akademia e Chelseat, por pa mundur të ketë hapësira të mëdha në ekipin e parë.

Gjithsesi këmbëshpejti anglez ka treguar cilësitë e tij, ku ka asistuar në dy gola në tre ndeshje të zhvilluara, një në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.


19-vjeçari ka edhe katër gola e një asistim në shtatë ndeshje me Juventus U23, duke treguar formë shumë të mirë.

Por gjiganti italian mund të mbetet pa anësorin anglez, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2023.

Dy gjigantët gjermanë, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë vënë pas yllit të ri anglez dhe duan transferimin e tij me parametra zero në verë.

Mediat gjermane kanë raportuar se drejtuesit e dy skuadrave nga Bundesliga kanë pasur kontaktet e para tanimë me agjentin e lojtarit.

Gjithsesi Samuel Iling Junior fillimisht do ta shqyrtojë ofertën e Juventusit pasi Zonja e Vjetër ka përparësi te ai. /Telegrafi/