Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë thënë sot se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend të Kosovës derisa nxënësja nga Peja e cila është me mbulesë dhe nuk po i lejohet vijimi i mësimit t’i kthehet shkollës.
Një deklaratë e tillë e deputetëve vjen pasi vetë Korenica gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës pati një përplase verbale me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca përkitazi me këtë çështje.
Deputeti Korenica më pas me një postim në Facebook shkruan se nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë.
“Unë nuk do të marr pjese në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë!
Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësisht që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij. Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija”, shkruan ai.
Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
Rrahmani në postimin e shpërndarë po ashtu shkruan se as ai nuk do të merr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë.
“Unë nuk do të marr pjese në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë!”, shkruan deputeti.
Ndryshe, gjatë seancës deputeti Rrahmani dhe deputetja po e kësaj partie Drita Millaku janë parë ulur më anash se në pjesën ku ulen bashkëpartiakët e tyre.
Aty shihet duke folur me ta edhe shefja e Grupit Parlamentar e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa ka ndërprerë seancën e sotme për mundësi vazhdimi javën tjetër.
Ai nga foltorja e Kuvendit tha se nuk ka kuorum pasi tre deputetë nga pozita nuk do të marrin pjesë në votimet e projektligjeve.
Ndryshe, nxënësja A.D e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, është pezulluar së fundmi nga vijimi i mësimit për shkak se njëjta ka vendosur që të bartë shaminë.
Drejtori i gjimnazit, Musa Nikçi në një prononcim për Telegrafin ditë më parë ka thënë se nxënësja nuk është përjashtuar, por pezulluar.
“Nuk është përjashtuar, është largu derisa te largon shaminë nëse don me ardh si nxënëse e rregullt për shkak të ligjeve dhe udhëzimit që ka shkolla në fuqi”, tha Nikçi.
Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet. Kështu ka bërë të ditur për zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rastin se a ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ishte shprehur Nikçi /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame