LAJMI I FUNDIT:

Dy dekanë lëshojnë mbledhjen e Senatit për avancim të stafit akademik

Dy dekanë lëshojnë mbledhjen e Senatit për avancim të stafit akademik

Dekani i Fakultetit Filozofik të UP-së, Bujar Dugolli, dhe dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, lëshuan mbledhjen e Senatit në të cilën janë duke u votuar avancimi i stafit akademik për titullin Profesor Asistent.

Dugolli shprehu pakënaqësitë e tij kur në votim dolën kandidatët e Fakultetit që ai e drejton. Senati votoi për dy kandidatë duke i avancuar Blerim Latifin e Kaltrina Kelmendin, ndërsa pati dyshime te kandidatura e Arsim Sinanit.

Dekani Dugolli tha se Sinani i plotëson kushtet e avancimit nga Asistent në Profesor Asistent.


Por Rektori Marjan Dema vlerësoi se kanë dyshime për disa avancime të disa kandidatëve të propozuar andaj kërkoi që të shtyhet votimi për avancimin e tyre.

E këtu nuk u pajtua Bujar Dugolli, duke thënë se po bëjnë selektime dhe po shkelin kriteret e konkursit.

Ai kërkoi që mbledhja e Senatit të shtyhet ose ai do ta lëshojë mbledhjen.

Por Rektori kundërshtoi duke thënë se është e drejtë e secilit të dalë ose të qëndroj në mbledhje.

I pakënaqur me mënyrën e avancimit të stafit ishte edhe dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova.

Ajo kundërshtoi ashpër menaxhmentin e UP-se duke thënë se tërhiqet nga kjo mbledhje për shkak se këtu është “t’i mbrojë qëndrimet e Fakultetit”.

Sipas saj, të drejtat e stafit të saj po shkelen nga ky menaxhment.

Mbledhja është lëshuar edhe nga senatorë të UP-së. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori