Dy burra të armatosur kanë vjedhur tetë vepra arti nga një bibliotekë në São Paulo

Dy burra të armatosur kanë vjedhur tetë vepra arti nga artisti francez Matisse dhe të paktën pesë të tjera nga piktori brazilian Cândido Portinari nga një bibliotekë në São Paulo.
Ata thuhet se kanë hyrë në bibliotekë nga hyrja kryesore në orën 10:00 të dielën dhe kanë dalë nga e njëjta rrugë, duke u drejtuar drejt stacionit më të afërt të metrosë.
Vjedhja vjen më pak se dy muaj pasi bota e artit u trondit nga një vjedhje në muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutët morën me vete xhevahire të çmuara.
Gravurat e vjedhura nga Biblioteka Mário de Andrade të dielën ishin pjesë e një ekspozite të përbashkët me Muzeun e Artit Modern të São Paulo.
Biblioteka Mário de Andrade është biblioteka e dytë më e madhe në vend dhe zyrtarët thonë se ndërtesa e saj në qendër të São Paulo kishte kamera me teknologji njohjeje të fytyrës.
Kryebashkiaku i São Paulo u tha mediave lokale se hajdutët ishin identifikuar tashmë, por deri më tani ata mbeten në arrati.
Zyrtarët ende nuk kanë publikuar një listë të detajuar të veprave të vjedhura. /Telegrafi/


































