Vijnë nga i njëjti kampionat, por jetojnë në botë të ndryshme. Cristiano Ronaldo që njihet për veturat e tij superluksoze dhe Djene Dakonam që është bërë i njohur për udhëtimin e tij me tren. 

Këta dy do të përballen mes vete në fundjavë në ndeshjen Getafe – Real Madrid.


Ylli i Real Madridit, Ronaldo, ka dalë nga akademia e njohur portugeze e Sporting Lisbonës, ku pastaj kaloi te Manchester United në moshën 18 vjeçare.

Sulmuesi portugez ka vetura në vlerë 2.5 milionë euro, duke filluar me Bugatti Chiron dhe Ferrari F12. Vetura këto që shkon në punë dhe puna e tij është të luajë me Real Madridin.

ronaldo fk Ronaldo me veturën e tij

Na anën tjetër futbollisti i Getafes, Djene, udhëton për në punë me tren çdo ditë dhe ai ishte fotografuar në shtator duke pritur në stacion.

15079020758953 e1507929616715 Djene duke pritur trenin

Djene paguhet 500 mijë euro në vit, ndërsa Ronaldo ka nj pasuri prej 88 milionë euro, sipas Forbes.

Ronaldo jeton në një vilë në vlerë 7 milionë euro, ndërsa Djene deri më tani ka jetuar me qira në një apartament që ishte dhënë nga një sponsor i ish- klubit të tij, Alcorcon.

so what does he spend his money on one of ronaldos biggest hobbies is cars he drives a 300000 lamborghini aventador along with his maserati pictured Ronaldo

I riu ka jetuar në rini në Benin, pastaj ka ardhur në Madrid, për tu larguar pastaj deri në Belgjikë, për tu kthyer këtë verë të Getafe.

"Dua të luaj në LaLiga që familja ime të ketë një siguri financiare”, kishte thënë Djene kur luante në Alcorconon.

Të dy lojtarët kanë një të përbashkët, kanë sponsor Niken./Telegrafi/

telegrafi sport app