LAJMI I FUNDIT:

Dy aksidente trafiku në rrugën Shtip-Radovish- bilanci, një i vdekur dhe 16 të lënduar

Dy aksidente trafiku në rrugën Shtip-Radovish- bilanci, një i vdekur dhe 16 të lënduar
Foto: Ilustrim

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një burrë 42 vjeçar nga Koçani në aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 minuta në rrugën Shtip-Radovish, në drejtim për në fshatin Luboten, informon AIM.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova thotë se në këtë aksident në të cilën kanë marrë pjesë tre automjete, nga të cilat dy nga Koçani dhe një nga Radovishi, me lëndime të rënda kanë kaluar edhe shoferi i veturës “Opel korsa”, ndërsa dy bashkudhëtarët nga vetura e njëjtë kanë kaluar me lëndime trupore.

Bilanci i përgjithshëm i të lënduarve nga dy aksidentet në Shtip arrin 16 persona, nga të cilët 11 janë emigrantë. MIA mbrëmë informoi edhe për një aksident i cili ka ndodhur në afërsi të fshatit Lakavicë në rrugën e njëjtë rajonale Shtip-Radovish, në të cilën morën pjesë dy automjete, në njërën prej të cilave transportoheshin emigrantë, ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në mjekim spitalor janë 12 persona, ndërsa katër të tjerët janë në mjekim shtëpiak./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori