Kevin Durant është shpallur MVP në ndeshjen ALL Star të zhvilluar në Spectrum Center të Charlotte.

Team LeBron ka triumfuar në takim përballë Team Giannis në një ndeshje ku u vendos rekordi i pikëve të shënuara 342, pasi në fund rezultati ishte 178:164 për ekipin e LeBron James.


E më meritori për këtë fitore të Team LeBron ishte ylli i Golden State Warriors, Kevin Durant.

GettyImages 1130393623 Kevin Durant (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

30-vjeçari e përfundoi ndeshjen me 31 pikë të shënuara, dy asistime dhe shtatë kërcime.

Pasi skuadra e tij ishte fituese e All Star Game, në fund Durant është shpallur edhe MVP.

Për Durant kjo ishte hera e dytë që e fiton këtë çmim, pasi më parë e kishte fituar në All Star Game të vitit 2012.

GettyImages 1130405205 Kevin Durant. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Basketbollisti amerikan ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë takim duke bërë ngulitje të bukura si dhe asistime e aksione fantastike. /Telegrafi/

telegrafi sport app