Sot (e martë) ndërroi jetë aktori i mirënjohur kosovar, Adem Mikullovci.

Ngushëllime për humbjen e tij kanë shprehur figura të shumta nga arti e politika.


Me këtë rast, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

119485166 795763941160790 230742660528697313 n Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar

Në një prononcim për media para teatrit, Dumoshi tha se aktori Mikullovci ka lënë një zbrazëti të madhe në artin shqiptar.

“Unë kam qenë me familjen e tij sot dhe për shkaqe të pandemisë ne në këtë mënyrë po mundohemi ta organizojmë. Do të jetë një zbrazëti shumë e madhe. Ne do ti kujtojmë dhe detyra jonë është që për këta njerëz që dhanë kontribut për artin, gjenerata që do të vijnë të mësojnë për kontributin e tyre”, ka thënë ajo.

“Adem Mikullovvi njihet edhe si politikan i njohur në kohë të vështira të viteve 90 dhe si deputet i kuvendit. Ai na ka sjellë shumë humor dhe gëzime nëpër televizione tona”, shtoi ministrja Dumoshi.

119473787 762998221165904 1707414429546960530 n Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar

Ajo njëherësh ngushëlloi të gjithë komunitetin artistik dhe familjen e tij. /Telegrafi/

119526458 602805423744540 6909974654988405898 n Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar

119472297 237507984355078 305211208932842257 n Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar