LAJMI I FUNDIT:

Dukagjin Lipa vjen me detaje për Sunny Hill dhe Dua Lipën

Dukagjin Lipa vjen me detaje për Sunny Hill dhe Dua Lipën
Foto: Screenshot/YouTube

Themeluesi i Festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipa ka folur në detaje lidhur me përgatitjet.

Në emisionin Radar në Radio Dukagjini, ai ka treguar se të enjten, 25 korrik, me fillim nga ora 14:00 fillon festa në një hapësirë tashmë të përhershme. Lipa thotë se vendi tashmë është bërë një park dhe ka disa skena.

Dua Lipa gjatë gjithë kohës së Festivalit do të jetë në Kosovë dhe përveç shumë takimeve do të jenë nikoqirë të rreth 25 mijë të rinjve nga mbarë bota.


“Artistët tashmë e njohin Kosovën e edhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit. Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, tha Lipa, nw Radio Dukagjini.

Ai ka folur edhe për mundësinë e një dueti me vajzën e tij, për vendin se ku do i kalojnë pushimet këtë vit, për interesimin e mediave më të mëdha në botë për të përcjellur Festivalin.

U pyet edhe për ëndrrën e tij që nuk arriti ta realizonte dhe po e bënë përmes Duas.

Për më shumë mund të dëgjoni intervistën në linkun më poshtë:

Festivali tashmë ka bërë të ditur emrat e pothuajse të gjithë artistët që do të performojnë. Në mesin e tyre janë yjet si: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffee, Dj Snake, Tomy Gold, The Blaze, AntsLive, The Martinez Brothers, Chloe Calliet, My Gal, Lancey, Kamal etj.

Nuk mungojnë as artistët vendas që tashmë kanë bërë famë si: Yll Limani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Ledri Vula, Kresha & Lyrical Son, Llafazani, Capital T, Mozzik e të tjerë bashkë me disa emra të ri të skenës si: Elsa Mala, Milk Snatchers, Bleta Përtace etj.

Edicioni i sivjetmë mbahet prej 25 –28 korrik në Bërnicë të poshtme në Sunny Hill Park.

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Kalo në kategori