"Duhet të përdorim gjithë fuqinë tonë për të shkatërruar SHBA-të”

A jemi pranë konfliktit ushtarak midis dy Kore? Pas ashpërsimit të sanksioneve ndaj KV-së, raportet janë tensionuar. Dhe, a kërcënon konflikti eventual rajonal të shndërrohet në përmasa globale?
"Duhet të përdorim gjithë fuqinë tonë për të shkatërruar armiqtë: Shtetet e Bashkuara dhe armiqtë tjerë, për të bashkuar vendin tonë. Çfarëdo që provon Amerika, fitorja është e jona”, thotë Pheniani zyrtar.
Pas sanksioneve të reja të OKB-së kundër Koresë së Veriut, të cilat i mbështeti edhe aleatja e saj, Kina, një prej diktaturave më të mëdha në botë është ndarë praktikisht nga bota.
"Këto sanksione do të dhembin, shumë, e do të shtojnë izolimin koreanoverior”, thotë ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice.
Megjithatë, kërcënimet e Koresë së Veriut, përfshirë ato bërthamore, janë të “përralla”, thotë analisti ushtarak kroat, Igor Tabak.
"Ne i kemi parë ushtrimet e raketave, por në çfarë mënyre do të përdorej ajo bombë dhe në cilën mënyrë do të ishte ofensive dhe mobile, kjo është çështje tjetër”, thotë Tabak, i cili mendon se ushtria koreanojugore është shumë më e mirë.
"Ka më shumë teknologji moderne, më shumë sensorë, ushtri më të përgatitur teknikisht, të koordinuar mes degëve, ajrit, detit dhe tokës. Në këtë aspekt, kjo është pala e cila do ta mbante ritmin në konflikt”, thotë Tabak, i cili shton se edhe nëse lufta fillon, në këtë konflikt nuk do të përfshihej Kina. /Telegrafi/





















































