Dueli Ibrahimovic-Lukaku shndërrohet në mural para derbit të Milanos

Një mural spektakolar është shfaqur jashtë San Siros para Derby della Madonnina që zhvillohet në xhiron e ardhshme në Serie A.
Murali shfaq imazh nga zënka mes dyshes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku në përballjen e Milanit dhe Interit në Kupën e Italisë.
Derbi i radhës i klubeve milaneze është fundjavën e ardhshme (21 shkurt) dhe do të jetë një sfidë përcaktuese edhe për rrjedhën e garës për titull.

“Ballë për ballë, zemër për zemër”, është mbishkrimi i muralit që është shfaqur në Ditën e Shën Valentinit.
Kujtojmë që Federata Italiane e futbollit kishte iniciuar një hetim lidhur me incidentin ndërmjet Ibras dhe Lukakut që ndodhi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë në muajin e kaluar. /Telegrafi/




































