Duda Balje, tifozja atraktive e basketbollit që tërhoqi vëmendjen nga tribunat e Superkupës për femra

Politikanja Duda Balje, duket se është një tifoze e madhe e basketbollit.
Ajo së fundmi ka ndjekur finalen e femrave, të zhvilluar mes Bashkimit dhe Prishtinës

Vajzat e Prizrenit triumfuan ndaj Prishtinës, në rezultat 83:70.
Finalja e zhvilluar në Rahovec dhuroi emocione të shumta për tifozët e pranishëm dhe ata që e ndoqën nga ekrani.
Balje publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku pozoi nga mbrapa në tribunat e sallës, ndërsa shihej duke bërë tifo për vajzat nga Prizreni.

“Bashkimi, fituesit”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/09/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































