Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është vënë jo pak herë në fokus të mediave për pamjen e saj të jashtme.

Ajo është shquar si një prej deputeteve më atraktive dhe elegante të parlamentit, me çka ka ndikuar që ajo të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.


Së fundmi, Balje ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin ka pozuar në një stil mjaft elegant dhe unik.

duda.balje 243510765 878881916098167 826781683749277121 n 1

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografitë e këtij seti, në të cilin është shfaqur me një fustan të gjelbër me mëngë të gjata.

Me dukjen atraktive prej biondeje dhe flokët e kapura nga mbrapa dhe një grim të realizuar nga Ardita Dida, Duda është dukur mjaft tërheqëse në këtë fustan të dizajneres Diba Celina.

duda.balje 243162682 3034837193427468 535415602889520555 n

Në një tjetër fotografi, deputetja e SDU-së mund të shihet në veshje të zezë, të kombinuar me një jelekë ngjyrë portokalli, i cili krijon një kombinim që i rri mjaft bukur përshtat.

duda.balje 242893830 1301264956958851 1532383383388442143 n

Fotografitë e këtij seti janë realizuar nga Labinot Gashi, teksa pëlqimet dhe komentet e shumta në rrjetet sociale nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë komplimente për dukjen e deputetes. /Telegrafi/

duda.balje 243043626 869092820250406 4934172514695570144 n