Ata po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre.

Këngëtarja Dua Lipa, e cila e ktheu moshën e re në 24 vjeç të enjten, dukej shumë e dashuruar me të dashurin e saj të ri Anwar Hadid, të premten në mëngjes, pasi dyshja shkuan të shëtisnin së bashku pranë dyqaneve në Malibu Country Mart, në Kaliforninë Jugore.


q1 6

Hadid, 20 vjeç, po binte në sy me pamjen e tij të zakonshme, ndërsa mbante krahun mbi shpatullën e të dashurës së tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Dyshja e lezetshme ishin të dy veshur me pantallona të shkurtra, ndërsa Dua dukej më e ekspozuar se zakonisht.

q2 5

Lipa kishte veshur një palë atlete të zeza për të kompletuar pamjen e saj plot stil.

Anwar vuri në pah tatuazhet e tij të shumta me një bluzë të hapur, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona jeshile.

q3 4

Gjatë festimeve të ditëlindjes së këngëtares së hitit "IDGAF", dyshja mund të shiheshin duke i dhuruar njëri-tjetrin puthje të ëmbla në faqet e njëri-tjetrit në tryezën e darkës.

Ata ndërkohë po vazhdojnë të shijojnë plazhin gjatë pushimeve në Malibu. /Telegrafi/

q4 4

q5 4

q6 2

q7 2

q8 2

q9 2