LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa në një sesion të mrekullueshëm fotografish bashkë me të atin e saj

Dua Lipa në një sesion të mrekullueshëm fotografish bashkë me të atin e saj
Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Këngëtarja e njohur mbarëbotërore, Dua Lipa, këto ditë ka mbajtur turin e saj të koncerteve në ShBA.

Ajo është pritur mirë nga fansat amerikanë, teksa janë shënuar radhë të gjata pritjeje vetëm për një autograf të bukuroshes shqiptare.

Dua ka treguar gjithmonë në intervista se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili është gjithashtu këngëtar me profesion.


Së fundmi, ata kanë realizuar një set të mrekullueshëm fotografish, të cilin e kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Ka qenë babai i Duas ai i cili ka hedhur këto imazhe në Instagram, ku shfaqet mjaft i lumtur pranë të bijës, teksa janë të veshur të dy në të zeza.

Fotografitë janë realizuar në formatin bardhë e zi nga fotografi Danny Clinch, për të cilin Lipa thotë fjalët më të mira në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

“Kur legjenda Danny Clinch ju kërkon të qëndroni para kamerës. Faleminderit për këto fotografi të mëdha”, ka shkruar Dukagjini në mbishkrimin e fotografisë.

Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime nga fansat.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Kujtojmë që Dua do të jetë më 10 gusht në Prishtinë, për të performuar në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori