Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, arriti të triumfojë edhe në një ceremoni të radhës - “Global Awards 2020”.

Ylli shqiptar u nderua me çmimin “Best Britisht Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila zhvillohet në Londër.


Edhe pse në tapetin e kuq parakaloi e vetme, bukuroshja në këtë ngjarje ishte e shoqëruar nga i dashuri Anwar Hadid dhe familja e saj, babai Dukagjini, e ëma Anesa si dhe motra dhe vëllai i saj i vogël, Rina dhe Gjini.

GettyImages 1210604401 Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images)

Ajo zgjodhi fustanin elegant të markës “Mugler” ndërsa i shfaqte vetëm njërën anë të këmbës, duke e bërë të shkëlqejë tërësisht në skenë në momentin kur rrëmbeu çmimin.

24-vjeçarja i falënderoi fansat për përkrahjen e madhe që ia japin çdo ditë e më shumë, si dhe nuk harroi t'ia urojë ditëlindjen e 51-të babait të saj, Dukagjinit.

E njëjta ishte e nominuar në tri kategori, duke rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike",  teksa ka mposhtur Ed Sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.

GettyImages 1210604490 Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images)

Ky eveniment i rëndësishëm në bazë të votave të publikut, shpërblen këngëtarët më të mirë në botë.

Lista e plotë e fituesve në "Global Awards 2020":

Grupi më i mirë Jonas Brothers 

Stereophonics

Maroon 5

Coldplay

Little Mix

Artisti më i mirë mashkull

Ed Sheeran

Shaën Mendes

Lewis Capaldi

Stormzy

Harry Styles

Artistja më e mirë femër

Dua Lipa

Billie Eilish

Ariana Grande

Lizzo

Camila Cabello

Artistja më e mire britanike

Ed Sheeran

Lewis Capaldi

Sam Smith

Stormzy

Dua Lipa  Artisti më i mirë klasik Sheku Kanneh-Mason

MILOŠ

Gareth Malone

Alma Deutscher

Russell Watson

Artisti më i mirë në HOP apo R&B Stormzy 

Post Malone

Khalid

Aitch

Chris Brown

Performuesi më i mirë i zhanrit indie

Stereophonics

Sam Fender

The 1975

Twenty One Pilots

Florence & The Machine

Kënga më e mirë pop

Shawn Mendes

Dua Lipa

Jax Jones

Tones & I

Rita Ora

Artisti me i mirë nga apeli masiv

Ed Sheeran

Tom Walker

Lewis Capaldi 

Taylor Swift

Freya Ridings

Kënga më e mirë e vitit 2019

P!nk - Walk Me Home

Harry Styles - Lights Up 

Panic! At The Disco - High Hopes

Aitch - Taste (Make It Shake)

Billie Eilish - bad guy

Ed Sheeran & Justin Bieber – I Don’t Care

Tones & I – Dance Monkey

Kygo x Whitney Houston – Higher Love

Shawn Mendes & Camila Cabello – Senorita

Lewis Capaldi – Someone You Loved

Artisti i ri më i mirë

Young T & Bugsey

Lauv

Tones & I

Aitch 

Lizzo

Kënga më e dëgjuar në vitin 2019

Lewis Capaldi - Someone You Loved 

GettyImages 1210625112 Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images)

GettyImages 1210625117 Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images)

/Telegrafi/