Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Mes shumë mesazheve anti-racizëm që ajo po ndan me ndjekësit e saj, Dua herë pas here po publikon edhe imazhe nga përditshmëria.


Ajo u komentua së fundmi nga mediat për ndryshimin e ri në pamje, pasi vendosi t’i ngjyrosë flokët e saj në ngjyrat kuq e zi.

dua3 1

Ky ndryshim i saj është pritur mirë nga fansat, teksa edhe në fotografitë e fundit të publikuara në InstaStory, 24-vjeçarja ka vënë në dukje ngjyrën e re të flokëve të saj.

dua2 1

Për rastësi, këto ngjyra përkojnë edhe me prejardhjen etnike të këngëtares, përkatësisht ngjyrat e flamurit kombëtar.

Në një tjetër fotografi të ndarë me ndjekësit e saj, Lipa shfaqej në krahët e të dashurit të saj, Anwar Hadid, me të cilin është bashkë prej më shumë se një viti.

80114 e1591898674498

Për sa i përket muzikës, Dua po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit "Future Nostalgia”, i cili ka arritur një numër të madh shitjes në mbarë botën. /Telegrafi/

dua1 1