Greta Thunberg, një adoleshente suedeze dhe aktiviste e mjedisit që u bë e njohur duke filluar një grevë shkollore ndaj ndryshimeve klimatike, është bërë një ikonë e lëvizjes globale për ndryshimet klimatike.

Ajo mahniti botën kur u bëri thirrje udhëheqësve botërorë për apatinë e ndryshimit të klimës në OKB të hënën.


greta1

Një video e publikuar së fundmi, ku 16-vjeçarja shfaqej e “nervozuar” derisa vështronte presidentin amerikan Donald Trump, është bërë virale në internet.
Qëndrimet e saj i kanë mbështetur shumë prej të famshmëve botërorë, të cilët janë solidarizuar së fundmi me kërkesat për të ndihmuar në ndaljen e ndryshimeve klimatike.

Një mbështetje të tillë, Gretës 16-vjeçare duket se ia ka dhënë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

energji Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ajo ka publikuar në Instastory, fjalimin emocionues që aktivistja suedeze mbajti për lëvizjen globale të ndryshimeve klimatike në OKB.

Më saktësisht, Dua ka shpërndarë një video nga organizata botërore e të drejtave të fëmijëve, UNICEF - pjesë e së cilës artistja me prejardhje shqiptare është në disa projekte bamirësie që ata realizojnë. /Telegrafi/

Duhjaaaa