LAJMI I FUNDIT:

“DSK-ja ka përcjellë analistin Albert Musliu”

“DSK-ja ka përcjellë analistin Albert Musliu”

Aleksandar Vasilevski “Ninxha” i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit tha se ai dhe DSK-ja i kanë montuar kamera analistit Albert Musliu në shtëpinë e tij me qëllim që ta ndjekin lëvizjen e tij derisa ka ndodhur publikimi i “bombave”.

“Zoran Zaevi, Zoran Verushevski dhe Oliver Spasovski ishin të ndjekur nga Drejtoria e pestë. Ka dokumentim për këtë, Drejtoria e pestë filloi t’i ndjek kur filluan të publikohet bombat. Ndoqëm edhe gazetar. I vendosëm kamera shtëpisë së Albert Musliu”, iu përgjigj Vasilevski gjyqtares Villma Ruskovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa pas kësaj informate, analisti Albert Musliu për gazetën Koha ka thënë: “jam i shqetësuar edhe pse mund të paramendoj se në çfarë skajshmërie ka mundur të shkojë regjimi i kaluar. Megjithatë ky është një shqetësim, si për mua, ashtu edhe për familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi. Prandaj do të përdorë të gjitha mundësitë institucionale dhe gjyqësore që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejë satisfaksionin tim personal”.


Albert Musliu është komentues dhe analist i proceseve në Maqedoni i cili është shpesh herë në emisionet e debateve  të televizioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori