Flokët e tij të gjatë dhe stili i tij i të veshurit, të lënë të kuptosh që kemi të bëjmë me një ish-roker dhe një njeri të pasionuar pas Rock and Rollit.
Tash 34 vjeçar, djaloshi nga Prishtina, tregon për një pjesë të errët të jetës së tij, kohë gjatë së cilës ai i ka përdorur substancat narkotike.
U.V ka rrëfyer për Telegrafin se si u bë ai njëri nga ata që u bënë pjesë e karvanit të cilën ai e quan rruga e vdekjes.
Njoftimin e tij të parë me drogat e kishte filluar në moshën e adoleshencës, ose siç thotë ai (para luftës së Kosovës).
“Fillimisht, së bashku me një shok timin, filluam të marrim hapa trodona e të cilat i arrinin efektin e tyre sa për të hyrë në halucinacione. Më kujtohet ai shoku, të cilit një anëtar i familjes vuante nga një sëmundje e rëndë, e përdorte recetin e mjekut të familjarit të sëmurë, për të blerë trodon. Unë i kisha 16 ose 17 vjet në atë kohë. Si çdo i ri edhe unë isha në vlugun e eksperimentimit të gjërave të panjohura, por që më vonë më kushtuan”.
Sipas tij, përdorimi i trodonave ka qenë diku në mes vitit 1996 – 1997.
Thotë se kjo periudhë ishte pa shumë probleme sepse nuk e tepronin, duke shtuar “se thjesht ishte pak për të bërë qejf”.
“Si i ri çdo herë tenton të dukesh i veçantë, për më tepër ne dëshironim të jetonim në atë thënien; Sex, Drogs, Alcohol and Rock and Roll. Thjeshtë mendonim se kjo është kënaqësia. Kjo ka qenë një shtytës që unë ndoshta të vazhdoj më përdorimin e drogës”.
34 vjeçari nga Prishtina tregon se në vitin 1998, kishte filluar ta përdorte marihuanën, për të vazhduar pastaj për dy vite resht.
“Prindërit e vërenin se nuk është diçka në rregull, por kanë shpresuar se unë do të largohem nga konsumimi i mariuhanës, e cilat është krejt tjetër tregim për dallim prej drogave tjera. Gjatë luftës kam qenë në Shkup, ku punoja për media të rëndësishme ndërkombëtare, ku edhe atje kam përdorur substanca narkotike. Gjithë ditën punoja, fitoja mirë, në njërën anë, në anën tjetër nuk e dija se çfarë do të ndodhë; a do ta kthehesha ose jo më në Prishtinë, gjëra të cilat më stimulonin që, në pjesën e argëtimit, të shoqërohesha me këto droga”.
Sipas tij, përfundimi i luftës dhe kthimi në Kosovë, ishte përcjellur me një eufori të përgjithshme, entuziazëm që i kishte prekur edhe të rinjtë.
“Unë vazhdova avazin e vjetër, vetëm se tash në Prishtinën e lirë. Përdorja mariuhanë dhe tash numri i përdoruesve kishte filluar të shtohej. Disa vinin te unë dhe më kërkonin. Ishte interesant se ata që kërkonin prej meje drogë, më herët me stigmatizonin dhe më quanin narkoman. Thjeshtë nuk e kuptoja pse ky ndryshim”.
U. V thotë se pjesa ku ai, pas rreth dy viteve të përdorimit të mariuhanës (barit), ishte koha kur ai kishte hyrë në atë që ai e quan rruga e ferrit.
Ai kishte filluar ta përdorte një tjetër lloj droge – heroinën, shpëtimi nga e cila është minimal.
“Ka qenë fat për mua që ndoshta, pse kam qenë tip pak sa i gërditshëm, nuk e kam marrë heroinën asnjëherë përmes injektimit në trup, por përmes hundës e helmoja trupin tim. Isha 19 vjeçar, në kulmin e rinisë, plot energji e shpresë për jetë. Unë i kisha përfunduar dy shkolla të mesme, atë të muzikës dhe menaxhimin e turizmit. Janë disa instrumente muzikore në të cilat unë luaja. Flisja disa gjuhë të huaja dhe isha angazhuar duke punuar në organizatat ndërkombëtare që vepronin në Kosovë në atë periudhë”, rrëfen ai.
Muzikën e ka pasur njërin nga pasionet e tij të veçanta.
“Një kohë ka pasur grup më të cilin ka bërë muzikë. I bënim cover-at e grupeve dhe muzicientëve që ishin në modë në atë kohë. Për shembull, Pearl Jam, Niravana, etj”.
U.V tregon se hyrja në botën e heroinës e kishte bërë atë më pasiv, me më pak vullnet. Ishte bërë një tjetër njeri.
“Për çdo gjë më vinte rëndë ta bëja. Nuk e di, nuk kisha energji. Prej një personi me plot vullnet, isha kthyer në një dembel dhe njeri pa shpresë”, ka shtuar ai për Telegrafin.
35 vjeçari kishte theksuar se për një vit e gjysmë ai ishte kthyer në një person të varur nga kjo drogë, e cila e shuante çdo ditë.
“Familja, respektivisht prindërit mi ndalonin paratë. Ishin të shqetësuar, mërziteshin. Kanë qenë ditë të rënda në familjen tonë. Më të vështirat. Nuk i harroj momentet kur ata kanë qarë, duke më thënë se si ka mundësi që fëmija i parë dhe më i madh i familjes të kthehet në këtë gjendje. Unë i kam edhe dy vëllezër tjerë më të vegjël, e të cilët fatmirësisht e kanë parë pasqyrën e tyre në shtëpi dhe nuk kanë rënë pre e substancave narkotike”, ka thënë ai.
Gjendja vetëm sa vinte e rëndohej tregon djaloshi nga Prishtina, sepse ai tashmë isha pjesë e karvanit të konsumuesve të rregullt të heroinës.
“Kalonin ditët muajt, javët, e unë veçse isha një person i varur nga kjo substancë narkotike, sepse gjëja e parë çfarë mendon kur të del gjumi, është si më e siguru një dozë. Nuk të kujtohet as buka, as ushqimi dhe asgjë tjetër”, rrëfen më tej U.V.
Ai ka treguar se ishin bërë një vit e gjysmë që kur ai ishte bërë përdorues i heroinës, kohë kjo kur 35 vjeçari kishte vendosur ta largohet nga skëterra që e kishte kapluar jetën e tij.
“Nuk e di nga me erdhi kjo fuqi, por vendosa që të largohem. Më ishte lodhur shpirti. Nuk munda më. Vendosa ta lë dhe të largohem. Unë dhe vetëm unë i di tre muajt e parë, pasi që vendosa ta lë heroinën. Nuk kam dalur nga shtëpia. Ndoshta nuk e besoni por për tre muaj kam qëndruar në shtëpi. Nuk mund të gjeja rehati, sepse vazhdimisht trupi e kërkonte ushqimin më të cilin ishte mësuar për një kohë. Djersitesha aq shumë nuk mund ta paramendoni. Kisha problem me gjumin. Isha në një tjetër gjendje. Veçanërisht, asnjëherë në jetë, nuk do ta harroj trejavëshin e parë të këtij tre mujori. Jeta ime ka qenë ferr. Jeta ime ishte bërë dhoma e gjumit. Nuk gjejë fjalë ta përshkruaj”, ka treguar U.V.
Ai ka treguar se kur i ka kaluar tre muajt më të rëndë të jetës së tij, kishte vendosur që të shkonte në një trajnim jashtë Kosovës.
Ai ishte bërë pjesë e një qendre të rehabilitimit në Milano.
Në këtë qendër nuk trajtoheshin vetëm personat që kanë problem me drogat, por edhe ata me depresionin dhe problemet tjera të shëndetit mendor.
“Në këtë qendër kam qëndruar një vit e 8 muaj. Ka qenë shumë dobiprurëse për mua, sepse ata synojnë jo që të merren me pastrimin e drogës nga trupi, por thjesht tentojnë që të përgatisin në aspektin psikologjik personat e prekur nga këto probleme, që ata t’i kalojnë sa më lehtë ato”, ka sqaruar 35 vjeçari.
Ai tregon me keqardhje se heroina dhe efektet e saj e kishin bërë që ai, si pjesë e gjeneratës së parë të drejtimit të Psikologjisë, në Universitetin e Prishtinës, pas dy muajve, t’i lë studimet.
“Me tu kthyer nga Italia, unë e kisha një përvojë shumë të mirë jetësore. Kisha mësuar shumë dhe krejt ndryshe e shihja jetën. Unë më pas isha bërë pjesë e një kompanie të rëndësishme, ku jam marrë më produksion dhe montazh. Tetë vite kam punuar në këtë kompani. Madje kam qenë pjesë e një emisioni shumë të shikuar, vite më parë, në Kosovë. Tash punoj privatisht. Merrem me montazh. E kam një mik i cili e ka një produksion dhe bashkëpunoj me të”.
Zhgënjimin e tij të madh me atë që i ka ndodhur në jetë, 35 vjeçari thotë se e ka kaluar, i ka rimarrë fuqitë, duke qenë kështu i gatshëm t’i ndihmoj të gjithë ata që kanë probleme më narkomaninë.
Ai ka edhe një porosi për ata që janë përdorues të drogave dhe për ata që ju duket interesant përdorimi i këtyre substancave, duke thënë se rruga e drogës është rruga më e sigurt drejt vdekjes.
“Lë t’i bëjnë disa matematika të thjeshta. Droga të qon drejt vdekjes. Nëse e duan këtë rrugë lë të vazhdojnë, por nëse e duan jetën, familjen, shëndetin le të largohen nga këto substanca. Për prindërit e kam një porosi. Lë të merren me fëmijët e tyre, le të diskutojnë. Jo duke e ngritur zërin ose duke përdorur dhunën. Le t’ua sqarojnë fëmijëve dëmet që i shkaktojnë këto substanca. Prindërit lë të jenë më të informuar për rrezikun e drogës dhe t’i njohin ato. Edhe një gjë të cilën nuk mund ta la pa e thënë, është se ne që kemi përdoruar droga, jemi njerëz egoist, madje shuam egoist, sepse nuk mendojmë për të tjerët”.
Ai uron që kjo që i ka ndodhur atij të mos i ndodh më askujt tjetër.
“Do të dëshiroja që tregimi im, të jetë mësim dhe të shërbejë që të tjerët ta shohin se cilat janë pasojat e substancave narkotike”, ka përfunduar ai rrëfimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje