LAJMI I FUNDIT:

Driton Tali jep dorëheqje nga kabineti i Konjufcës

Driton Tali jep dorëheqje nga kabineti i Konjufcës

Driton Tali ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozita e këshilltarit politik për ekonomi në kabinetin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Tali ka bërë të ditur se dorëheqje ka dhënë për arsye personale.

“Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit. Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojuni anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam më se i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë”, thuhet në postimin e Driton Talit.


Ndryshe, në kabinetin e kryetarit të Kuvendit janë gjashtë anëtarë. /Telegrafi/ 

j