Modelja e njohur shqiptare, Drita Stublla, pavarësisht faktit se është prej më të rejave në pasarelat e modës, gjithnjë di të tërheqë vëmendje.

Kësaj radhe ajo nuk është zhveshur shumë, por u shfaq jashtëzakonisht atraktive në një fustan të kuq i disenjuar nga motra e saj, Lia Stublla.


Drita duket vërtet mahnitëse dhe sikur një bombë në shpërthim.

drita 1 Ngjyra e kuqe shumë i ngjanë...

Modelja mori famën së fundmi kur u spekulua për një romancë me të birin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

drita 2 ...është e veçantë!

Megjithatë, edhe ajo edhe Endriti janë distancuar nga spekulimet pavarësisht indikacioneve për një gjë të tillë që çuan në shumë raportime të mediave.

Kjo shtyri edhe bukuroshen që të mbyllë Instagramin e saj të vjetër me mbi 20 mijë ndjekës, për të hapur një llogari të re krejtësisht private. /Telegrafi/