Drita starton më me të mirët në dispozicion ndaj Plzenit - formacionet zyrtare

Drita e zhvillon sot (e enjte) ndeshjen e dytë ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Klubi gjilanas do të synojë të fitojë këtë takim për të kaluar në rrethin tjetër, ndërsa nxori rezultat pozitiv nga ndeshja e parë.
Drita barazoi pa gola në udhëtim te klubi çek, ndërsa sonte synon ta mbyll çështjen e kalimit në rrethin tjetër të garës së tretë më të madhe për klube në Evropë.
Formacionet zyrtare: Drita: Smakiqi, Krasniqi, Salihu, Agyare, Thaqi, Baftiu, Broja, Jashari, Selmani, Ajzeraj, Tahiri.

Nga
Telegrafi
03/08/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































