LAJMI I FUNDIT:

Drita gabon, Ferizaj shënon fitore të rëndësishme në luftën për mbetje në Superligë

Drita gabon, Ferizaj shënon fitore të rëndësishme në luftën për mbetje në Superligë

Drita nuk ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në luftën për t’i ikur barazhit për mbetje në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit barazuan si mysafirë kundër skuadrës mitrovicase të Trepçës me rezultat 1-1.

Pjesa e parë përfundoi me golin e realizuar në minutën e pesë të takimit me anë të Viktor Kukajt, transmeton Telegrafi.


Në pjesën e dytë të dyja skuadrat e kërkuan rrugën e rrjetave dhe pas sulmeve të njëpasnjëshme, vendasit realizuan gol dhe kështu, takimi përfundoi i barabartë 1-1.

Pas kësaj, Drita ka 26 pikë dhe mbetet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelore ndërsa Trepça edhe matematikisht më nuk e ka të sigurt mbetjen direkte në ligën elitare kosovare.

Ferizaj fitore të madhe kundër Hajvalisë

Në ndeshjen tjetër, edhe Ferizaj ka arritur deri tek një fitore mjaft e rëndësishme në udhëtim.

Ferizajasit triumfuan kundër skuadrës që tashmë është pjesë e ligës së parë të Kosovës, Hajvalisë.

Elbasan Thaçi shënoi golin e fitores në minutën e 80 të takimit, ku paraprakisht vendasit mbeten pa një lojtar në fushë pas përjashtimit të një lojtari të Hajvalisë.

Pas kësaj, Ferizaj mbetet në pozitën nëntë me 30 pikë ndërsa Hajvalia ka vetëm nëntë pikë në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori