Portieri Drin Hodaj është rikthyer te KEK-u, ku edhe kishte nisur karrierën si futbollist.

Këtë e bën të ditur klubi i KEK-ut përmes një postimi në Facebook.


“KEK-u rikthen gardianin Drin Hodaj, i cili pas një aventure të shkurt te Drenica rikthehet në vendlindje ku mori hapat e parë".

"Hodaj ishte ndër më meritorët që KEK-u u ngrit në Superligë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u ka filluar të riorganizohet, ku ka marrë disa futbollistë dhe trajnerin e ri.

Alban Dragusha do ta drejtojë KEK-un në pranverë. /Telegrafi/

telegrafi sport app