LAJMI I FUNDIT:

‘Dridhet’ PAN-i

‘Dridhet’ PAN-i

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet ta nxjerrin Kosovën nga kriza institucionale. Përkundrazi, pas rezultateve të ngushta midis tri blloqeve kryesore pritet të ketë një ngërç politik, i cili do ta pamundësojë krijimin e institucioneve të reja.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët madje nuk përjashtojnë mundësinë për prishje të ndonjë koalicioni parazgjedhor, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se zhvillimet e mëtutjeshme varen shumë nëse LDK-ja e partnerët e saj do ta mbajnë fjalën që të mos bëjnë koalicion me PAN-in (koalicioni PDK-AAK-Nisma).


Kjo sipas tyre mund të sjellë mundësinë e krijimit të një koalicioni tjetër, ku nuk do të jetë fare prezent PAN-i.

Dy partnerët e koalicionit parazgjedhor të PDK-së, përkatësisht nga AAK-ja dhe nga Nisma, thonë për “Zërin” se nëse nuk u përmbushen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni.

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, thotë se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma). Edhe Anton Berisha, nga AAK-ja, thotë se do të ishte i qëlluar një koalicion paszgjedhor mes “Vetëvendosjes” dhe AAK-së ndonëse me PDK-në kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Madje për më tepër e shohin si të mundur një koalicion paszgjedhor edhe me lëvizjen “Vetëvendosje”. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori