Driblimet e njëpasnjëshme të Nicolas Pepe po bëjnë bujë të madhe në rrjetet sociale

Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe, ishte në formë të lartë në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Southamptonit.
Arsenali triumfoi në udhëtim te Southamptoni me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën Premier.
Golat në këtë fitore të londinezëve u shënuan nga Nicolas Pepe (8’), Bukayo Saka (39’) dhe Alexandre Lacazette (72’), ndërsa për vendasit Stuart Armstrong (3’).
Megjithatë, lojtari më në formë dhe më aktiv padyshim se ishte sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Pepe, i cili ‘vallëzonte’ me topin.
Një rast i tij me driblime të njëpasnjëshme po bënë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Aty ish-sulmuesi i Lille shihet duke dribluar disa lojtarë kundërshtar, ndërsa dyve nga ta ua futi topin mes këmbëve, duke treguar teknikën e lartë që e posedon.
Ndryshe, Pepe ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat për Topçinjtë këtë sezon duke shënuar gjashtë herë dhe asistuar tre herë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ALLLAHUAKBARRR/status/1354246336875474950
https://twitter.com/JjArsenalFC/status/1354201253044219907
https://twitter.com/HamidMu60973503/status/1354190463964737536























































