Drenica ka arritur një fitore tejet të madhe në udhëtim te Feronikeli.
Kuqezinjtë mposhtën 3-1 rivalin lokal duke bërë një hap të madh drejt qëndrimit në elitë.
Ndeshja nisi me dominimin e vendasve që kërkonin golin e epërsisë.
Kampioni në fuqi shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të, por që u anulua nga gjyqtari anësorë për pozicion jashtë loje.
Edhe në vazhdim vendasit kërkonin me ngulm golin e epërsisë ndërsa mysafirët mbroheshin mirë dhe tentonin të shënonin nëpërmjet kundërsulmeve.
Gjithsesi pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.
Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët befasuan të gjithë duke shënuar golin e epërsisë.
Ishte minuta e 48-të, kur Armend Abazi realizoi gol për 0-1.
Pas golit të disavantazhit, Nikli kërkonte me çdo kusht të barazonte rezultatin por një gjëje të tillë nuk ia arriti.
20 minuta para fundit të ndeshjes, Drenica befasoi edhe njëherë vendasit.
Ishte sulmuesi anësorë, Kreshnik Lushtaku që shënoi për 2-0.
Golin e vetëm për kampionët në fuqi e realizoi Mentor Zhdrella në minutën e 86-të nga gjuajtja e lirë.
Ndërkohë për rezultatin përfundimtar 1-3 u përkujdes Kreshnik Lushtaku që shënoi golin e dytë personal në këtë përballje pas asistimit nga Taulant Dajaku.
Pas kësaj fitore, Drenica mbetet në pozitën e shtatë me 28 pikë por duke bërë një hap të madh drejt mbijetesës.
Ndërkohë Feronikeli vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 48 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se lideri Trepça ’89. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një ‘bishë’ – transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk