LAJMI I FUNDIT:

Drenasi anashkalon Demarkacionin

Drenasi anashkalon Demarkacionin

Në mungesë të votave për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria për më shumë se një vit e ka lënë këtë marrëveshje në sirtarët e saj. Pushtetarët nuk po bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa kohët e fundit, fokusi i partive në pushtet e me theks të veçantë i Partisë Demokratike është gara për kryetar të Drenasit e jo për Demarkacionin

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën përderisa nuk ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, shkruan ‘Zëri’.


Pavarësisht kësaj, drejtuesit e koalicionit qeverisës nuk e kanë në fokusin e agjendës së tyre çështjen e Demarkacionit, por garën elektorale për kryetar të Komunës së Drenasit.

Kështu gjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të partive në pushtet e me theks të veçantë të PDK-së janë parë në tubime elektorale. Zyra e kryeministrit thotë se pret që opozita ose Lista Serbe ta mbështesin Marrëveshjen e Vjenës, ndërsa opozita thotë se koalicioni qeverisës nuk është i interesuar për ta zgjidhur problemin e Demarkacionit.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se Qeveria nuk po e neglizhon çështjen e demarkacionit. Ai ka thënë se presin që opozita ose Lista Serbe të bashkëpunojnë, ndërsa ka theksuar qëndrimin se Qeveria nuk heq dorë nga qëndrimi aktual. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori