Të jeni të sigurtë që e gjithë familja do e adhurojë. Më poshtë do të gjeni recetën e përgatitjes hap pas hapi Për këtë gjellë nevojitet: - 1 lakër e vogël turshi; - 3 patate të madhësisë mesatare; - ½ preshi; - 400 g suxhuk shtëpie; - vaj (bën edhe dhjamë); - piper; - kripë; - spec i kuq i bluar; - 3-4 thelpinj hudhre; - 1 mollë e thartë.

img 3787  1


Përgatitja:

Pataten zieni me lëvore dhe pastaj qërojeni dhe priteni në feta.

Në vaj apo dhjamë fërgoni preshin e prerë në rrathë, shtoni specin e bluar, piperin dhe kripën. Në të qitni pataten e zier dhe përzieni.

Në vaj fërgoni suxhukun nga të dyja anët dhe në atë yndyrë qiteni hudhrën e grirë imët, lakrën e prerë në pjesë të holla dhe mollën në feta të holla.

Marinoni dhe fërgoni rreth 20 minuta, pa i shtuar ujë, në zjarr të vogël. Shtoni specin e bluar, piperin dhe të gjitha bashkoni.

Në një tepsi të lyer në fund qitni pataten e prerë, ndërsa sipër lakrën. Në mes vendosni suxhukun. Mund ta ndani në gjysma.

Lyeni me vaj dhe piqni në furrë rreth 30 minuta derisa të piqen mirë.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.