Drejtori i Teatrit Kombëtar, Agim Sopi, nga sot është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kurse lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Kurti, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se Sopi tashmë është pjesë e partisë së tij.
Në prezantimin e prurjes së re në partinë e tij, Kurti biografinë dhe karrierën artistike të Sopit, i cili është drejtor i Teatrit Kombëtar, por që ka një histori të gjatë në fushën e teatrit dhe kinematografisë.
Nè postimin e tij Kurti ka numëruar shfaqjet teatrore dhe filmike që ka realizuar Sopi.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
“Nga “Njeriu prej dheu” regjisor në Lëvizje
Ka diplomuar e magjistruar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Zagrebit, në degën e regjisë së filmit dhe televizionit.
Agim Sopi, drejtori i Teatrit Kombëtar, prej sot është anëtar i VETËVENDOSJE!-s.
Qysh nga viti 1981 ai është marrë me punë profesionale në lëmin e teatrit dhe kinematografisë. Gjatë periudhës së ish Jugosllavisë, veprat e z. Sopi kanë qenë të kontestuara dhe të ndaluara politikisht.
Shfaqja ‘Trungu Ilir’, ‘Verbimi i Samsonit’, Varreza për Boris Davidoviqin’ , ‘Antigona’, janë vetëm disa shfaqje të censuruara dhe të hequra nga teatri me motive politike. Kurse filmi i parë i gjatë ‘Njeriu prej dheu’ ka qenë i ndaluar me dekret të autoriteteve të kohës.
Pas luftës, z.Agim Sopi ka qenë pronar dhe producent i kompanisë AS Film Production, e cila ka realizuar (kryesisht me investime vetanake) disa filma artistik të metrazhit të gjatë dhe disa filma dokumentar.
Filmat e tij kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve zyrtare të më shumë se 250 festivaleve të botës dhe kanë fituar mbi 130 çmime kinematografike.
Përveç filmit, z. Sopi ka realizuar edhe rreth 30 shfaqje teatrore në Zagreb, Tiranë, Shkup, Prishtinë. Shfaqjet e tij janë shpërblyer në festivale të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.
Gjatë periudhës 2013 – 2017, z. Agim Sopi, ka qenë ligjërues i angazhuar i teorisë së filmit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Z. Agim Sopi njihet edhe si skenarist dhe autor dramash. Ka shkruar skenarët ‘Njeriu prej dheu’ (bashkëautor me Fadil Hysajn), ‘Kulla’ (sipas tregimit të Anton Pashkut), ‘Anatema’, ‘Terra Nichil’, ‘Agnus Dei’, ‘Rahela’, ‘Baby Lee’ (sipas romanit ‘Darka e fundit’ të Roland Xhozes), ‘Fytyra e bukur e botës që qante’ (sipas romanit ‘Lëkura e Qenit’ të Fatos Kongolit), ‘o.Rest in Peace’ (sipas dramës së Jeton Nezirajt) etj. Po ashtu ka shkruar edhe dramat ‘Muzgu i lirisë’ dhe ‘Presidenti lakuriq’.
Filmografia:
1. Pritja (1981) – film dokumentar (regjisor dhe skenarist)
2. Pelerina (1982) – film artistik sipas novelës së Dino Buzzatit (regjisor dhe skenarist)
3. Njeriu prej dheu (1984) – film artistik (regjisor dhe bashkëskenarist)
4. Lulepjeshkat e dashurisë (1988) – dramë televizive (regjisor)
5. Kulla (1990) – dramë televizive (regjisor dhe skenarist)
6. Përtej vdekjes (1999) – film dokumentar (regjisor dhe skenarist)
7. Vjeshta e trëndafilave (2000) – film artistik (regjisor)
8. Anatema (2006) – film artistik (regjisor dhe skenarist)
9. Agnus Dei (2012) – film artistik (regjisor dhe skenarist)
Agim Sopi ka realizuar mbi 30 shfaqje në teatrot profesioniste të regjionit me të cilat ka fituar 14 çmime të ndryshme teatrore. Ka realizuar shfaqjen ‘Juda Iskariotski’ të Leonid Andrejevit në Zagreb, shfaqjen ‘Kush e vrau Edgar Allan Poe-n’ të Laura Raidonis në Shkup, ‘Ditari i frikës’ nga Xhevat Karahasan me Teatrin Turk në Shkup, shfaqjen ‘Varreza për Boris Davidoviqin’ të Danillo Kishit me Dramën Serbe, shfaqjet ‘Trungu Ilir’ dhe ‘Kutia e zezë’ të Sabri Hamitit, ‘Israelitë dhe Filistinë’ të Fan S. Nolit, ‘Princi i hijeve’ të Mehmet Krajës, ‘Teatri i vogël’ të Ymer Shkrelit, ‘Gjërat që s’preken’ të Rrahman Dedës, ‘Antigona’ të Sofokliut, ‘Doktor Faustus’ të Christopher Marloëe, ‘Motra e katërt’ të Janusz Gloëackit, ‘Dosja H’ të Ismail Kadaresë, ‘ e shumë të tjera në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Ka punuar edhe me teatrin e Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt e Tetovës.
Në vitin 1994, me ftesë të Ministrit për Kulturë, z. Dhimitër Anagnosti, ka realizuar me Teatrin Kombëtar të Tiranës shfaqjen ‘Bregu i pikëllimit’ të Teki Dërvishit”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?