LAJMI I FUNDIT:

Drejtori financiar i Twitterit, Segal: Llogaria e Trumpit është bllokuar përgjithmonë

Drejtori financiar i Twitterit, Segal: Llogaria e Trumpit është bllokuar përgjithmonë

Donald Trump nuk do të lejohet të kthehet në Twitter nëse kandidon sërish për ndonjë post publik, tha drejtori financiar i kësaj kompanie, Ned Segal.

“Mënyra se si funksionon platforma jonë është se sapo të jeni hequr, kjo është ajo. Nuk ka rëndësi nëse jeni një komentator i rregullt, një CFO apo një ish-zyrtar publik”, tha Segal.

Duhet të kujtojmë se që nga trazirat në Capitol Hill, ish-presidenti amerikan jo vetëm që është “shënjestruar” nga kundërshtarët politikë, por edhe rrjetet tradicionale sociale nuk kanë qenë kurrë më agresive në ndalimin e llogarive të tij, ose heqjen e postimeve dhe videove në të cilat shfaqet dhe adresohet republikani, raporton newsweek.


Kryesisht, arsyet e këtyre kufizimeve ishin gjuha e urrejtjes ose thirrjet për dhunë.

Ndër të parët, rrjeti social Twitter njoftoi se kishte bllokuar përgjithmonë llogarinë e ish-presidentit tani të SHBA, për shkak të “rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

“Pas një rishikimi të hollësishëm të cicërimave të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, njoftoi Twitteri. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Teknologji
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kalo në kategori