LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i “AgroKosova Holding”: AKP me dhunë policore nuk na dha asnjë mundësi t’i marrim as gjërat personale

Drejtori i “AgroKosova Holding”: AKP me dhunë policore nuk na dha asnjë mundësi t’i marrim as gjërat personale

Agjencia Kosovare e Privatizimit me 3 shkurt nën asistimin e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, me ç’rast kanë marrë nën administrim këtë ndërmarrje.

Drejtori i Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, Haziz Tafaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se ajo që mori AKP ishte një veprim i papritur dhe i paligjshëm.

“AKP duke përdorë edhe dhunën policore nuk na dha asnjë mundësi madje as të bëjmë pranim-dorëzimin e asaj që e kemi lënë aty apo t’i marrim edhe gjërat tona personale. Neve dhe 300 punëtorëve të Ndërmarrjes “AgroKosova Holding” na kanë lënë jashtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Pavarësisht kësaj, Agjencia Kosovare e Privatizimit, përmes njoftimit për media u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve aktual, të të gjitha profileve, të cilët kanë marrëdhënie pune në ndërmarrjen e re “AgrokKosova Holding” të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga vendet e punës.

AKP ka thënë se do të vazhdoj aktivitetin e ndërmarrjes me punëtorët aktual të cilët do të lidhin marrëdhënie pune me AKP-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori