Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, drejtori për Siguri i Burgjeve të Kosovës, Burim Buleshkaj, drejtori i burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, ai i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, si dhe Nazim Zekolli, gardian dhe person i afërt me Burim Beleshkajn dhe me zyrtarët e lartë të burgjeve, po i shijojnë darkat e me ish të dënuar dhe të akuzuar për vepra të rënda penale, shkruan Indeksonline.
Blerim Potera, një ish i dënuar dhe i akuzuar për vepër të rëndë penale (trafikim armesh), i cili është edhe një biznesmen i njohur dhe i favorizuar gjatë mbajtjes së dënimit po nga këta zyrtarë të lartë të burgjeve për të cilët më së miri tregojnë këto fotografi, ku shihen së bashku, e shijon darkën me ta pa kurrfarë pengese.
Mësohet se ligjërisht është e ndaluar që zyrtarët apo drejtorët e burgjeve të rrinë në darka e ndeja me ish të burgosur.
Në bazë të informacioneve, përveç darkave, i dënuari Potera zhvillon edhe biznes me mikun e U.D. Drejtorit për Siguri të Burgjeve të Kosovës, Burim Beleshkaj, si dhe me vetë Burimin, i cili ishte prezent në këtë takim.
Për këtë strukturë, sipas burimeve të Indeksonline, ka dyshime të bazuara se janë të përfshirë në afera të ndryshme të cilët pasurohen mbi kurriz të të tjerëve, kryesisht me pazare dhe favore kushtëzuese që i bëjnë për t’i liruar të burgosurit dhe njëkohësisht duke keqpërdorur pozitat zyrtare dhe shkelur ligjin, si dhe liritë dhe të drejtat e njeriut.
Në burgjet e Kosovës, sipas informacioneve, ka dhjetëra raste kur të burgosurve që ju takon e drejta për lirim në pushime, pasi të kenë kaluar kohën e vuajtjes së dënimit të paraparë si e drejtë me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe me Rregulloret dhe Udhëzimet Administrative për të dënuarit, nuk iu jepet kjo e drejtë apo thënë ndryshe nuk zbatohet ligji.
Ndërsa, për të dënuarin Blerim Potera, i cili shihet në këto fotografi, i dënuar për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armeve, si dhe të trafikimit me armë nga neni 328, paragrafi 1 dhe 2, i Kodit Penal të Kosovës, i cili ishte dënuar vetëm me 5 muaj, ai ka mbajtur vetëm 3 muaj burg.
Më tepër se një muaj e gjysmë, Potera kishte përfituar dhe ishte liruar në vitin 2008 nga Sokol Zogaj, i cili asokohe ushtronte detyrën e Drejtorit në Burgun e Dubravës. /Indeksonline/
Fotografia kryesore: ILUSTRIM
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës