LAJMI I FUNDIT:

“Dream Team” nuk qëndron në fshatin olimpik të Paris 2024 – ata kanë rezervuar hotel dhe shpenzimet shkojnë deri në 14 milionë euro

“Dream Team” nuk qëndron në fshatin olimpik të Paris 2024 – ata kanë rezervuar hotel dhe shpenzimet shkojnë deri në 14 milionë euro

Skuadra e basketbollit e SHBA-së ka një ekip në Lojërat Olimpike sivjet, i cili me të drejtë quhet “Dream Team” dhe trajtimi i tij është shumë i shtrenjtë.

Më shumë se 14,000 atletë janë të vendosur në Fshatin Olimpik, por nuk ka yje të mëdhenj të basketbollit amerikan.

Që nga viti 1992, kur SHBA-ja ka dërguar lojtarë të NBA-së në Lojërat Olimpike, ata nuk vendosen kurrë në fshatin Olimpik dhe kështu është edhe këtë herë.


Sipas informacioneve të gazetarit të Forbes, Justin Birnbau, seksioni i basketbollit ka marrë me qira një hotel në qendër të qytetit me një kapacitet prej 800 dhomash.

Në atë hotel janë të vendosura kombëtaret e SHBA-së për meshkuj dhe femra, ku përveç lojtarëve dhe stafeve profesionale, janë edhe familjarët e sportistëve, si dhe sigurimi, drejtuesit dhe përfaqësues të ligës së NBA.

I gjithë trajtimi luksoz kushton rreth 14 milionë euro dhe përveç hotelit, në këto shpenzime përfshihen edhe fluturimet me aeroplan privat.

Po ashtu edhe gjëra tjera si transporti i pajisjeve dhe gjithçka tjetër e nevojshme për lojtarët në Paris 2024, ku atu futen edhe transporti për në seancat stërvitore, ndeshjet dhe gjithçka tjetër. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori