LAJMI I FUNDIT:

Draxler rrezikon evropianin

Draxler rrezikon evropianin

Mesfushori ofensiv i Wolfsburgut, Julian Draxler, rrezikon të mos luajë në Euro 2016 pas lëndimit në muskuj që e pësoi në humbjen 3 me 0 ndaj Realit në Ligën e Kampionëve të martën.

22-vjeçari u detyrua të largohej pas gjysmë ore lojë në Bernabeu, dhe tani ka konfirmuar se mund të mbetet jashtë për një kohë të gjatë.

“Jam i zhgënjyer dhe është turp i madh që nuk po mundem të ndihmoj ekipin tani për të aritur qëllimet që kemi për këtë sezon”, ka thënë Draxler reprezentuesi i Gjermanisë.


“Do të jap gjithçka që kam për t’u kthyer në aksion sa më shpejtë që të jetë e mundur”.