LAJMI I FUNDIT:

Dr. Fauci: Mbretëria e Bashkuar ‘nuk ishte aq e kujdesshme’ sa SHBA në aprovimin e vaksinave

Dr. Fauci: Mbretëria e Bashkuar ‘nuk ishte aq e kujdesshme’ sa SHBA në aprovimin e vaksinave

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive i SHBA-së, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte aq rigoroze sa SHBA-ja në procesin e miratimit të vaksinave kundër COVID-19.

Një deklaratë e tillë e Faucit, sipas BBC, përcjell Telegrafi, vjen derisa Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizer për coronavirusin.

“Mbretëria e Bashkuar nuk e bëri atë me aq kujdes”, ka thënë ai për Fox News. “Nëse shkoni shpejt dhe e bëni atë sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”.


Gjithsesi, Dr. Fauci tha se miratimi nga SHBA i vaksinës do të vinte “shumë shpejt”.

Vërejtjet e tij vijnë ndërsa SHBA i afrohet numrit prej 14 milionë infeksioneve totale me COVID-19, me 273,590 vdekje të regjistruara.

Dhe të enjten, Dr. Fauci i tha CBS News se ai do të takohet me anëtarët e ekipit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden për të diskutuar për përgjigjen e administratës së ardhshme ndaj pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori