Douglas Luiz gjithnjë e më afër Juventusit – Shifrat, lojtarët e përfshirë dhe detajet e operacionit

Juventusi thuhet se është afër të mbyll me sukses transferimin e mesfushorit Douglas Luiz duke i ofruar Aston Villës para dhe dy lojtarë.
Negociatat mes Juventusit dhe Aston Villas për mesfushorin brazilian, Douglas Luiz, po vazhdojnë dhe janë drejt fundit.
Futbollisti brazilian është gjithnjë e më afër klubit të Juventusit.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, orët e fundit klubi anglez i kishte kërkuar Juventusit 20 milionë euro dhe shërbimet e lojtarëve Iling Junior dhe Weston McKennie.
Megjithatë, operacionit do t'i duhen ende disa ditë për të zgjidhur detajet përfundimtare, edhe nëse është i vendosur drejt mbylljes: balancimi midis 18 dhe 20 milionë parave të gatshme plus dy lojtarët e Juventusit.
Ndërkohë janë finalizuar kontratat e Douglas Luis dhe McKennie.
Klubet po punojnë për të zgjidhur detajet në lidhje me Iling Junior dhe për të përcaktuar shifrën e kompensimit. Por, përfundimi i operacionit është afër. /Telegrafi/




















































