Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, kishte autoritet për të caktuar komisionet për zgjedhjen e kandidatëve për borde, e poste tjera të larta. Komisioneve, pastaj ua jepte listën prej tre kandidatësh dhe u tregonte se kush duhej të ishte i pari, i dyti dhe i treti në listën e ngushtë. Këto veprime të Grabovcit, dëshmohen për përgjimet telefonike që Insajderi i sjell në pjesën e XVIII-të të Dosjes së Shefave.
Adem Grabovci, kishte caktuar një komision në përbërje të Ilhami Gashit, Fitim Krasniqit dhe një personi të quajtur Xhavit për zgjedhjen e një drejtori të një agjencie shtetërore. Gashi ka qenë sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa Fitim Krasniqi ka qenë dhe është sekretar i Qeverisë.
Grabovci, ia kishte caktuar paraprakisht renditjen tre kandidatëve për këtë pozitë. Donte që Adnani të renditej i treti në listën e ngushtë. Luta i dyti dhe në vendin e parë donte që të rangohej gjinia e bukur.
Nuk dihet nëse e kishte fjalën për Arbenita Pajazitin, një zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë me precedent penal.
Pajazitin, Grabovci kishte provuar ta sillte në krye të Agjencisë për Produkte Medicionale. Por, pas intervistimit, Arbenita Pajaziti ishte renditur e dyta, ndërsa Ilir Dushi, që nuk figuronte fare në listën e Grabovcit, ishte ranguar i pari.
Për këtë rezultat, Adem Grabovci ishte bërë shumë nervoz. Kjo dëshmohet me serinë e VI-të të Dosjes së Shefave.
Në serinë e XVIII-të, Insajderi sjell katër biseda telefonike të Adem Grabovcit, të përgjuara në vitin 2011. Secila prej tyre dëshmon planet e Grabovcit, për të futur nën kontroll institucione shtetërore me anë të emërimit të njerëzve që do të punonin për interesa të tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, që drejtohej nga Hashim Thaçi.
Përgjimet tregojnë se njerëzit i kërkonin ndihmë Grabovcit për të gjetur një vend pune. Por, disa prej tyre i kishte mashtruar se do t’u ndihmonte siç ishte rasti me kandidatin për polic, Gani Nikqi, e disave ua kishte bërë bajat, duke u tallur me ta.
“Ngo dost…, t’kom propozu për nifar veni, nesër e keni nifar takimi, ti e Ilhamia… edhe Fitimi”, i thotë Grabovci, Xhavitit.
“Kqyr, konsultohu me Ilhaminë”, shton ai.
“Hajde i nderum, çka koka problemi me Ilhaminë se unë e kom pa që kto nivelet e larta drejtuse…, po shyqyr, që nuk pom ndodh shumë me luhatë”, ia kthen Xhaviti.
“Se për pa e luhatë…, se ma kanë msu zanatin kta t’Ministrisë, t’Administratës Publike që janë marrë me komisioner, pom thirrin kshtu shpesh…”, tregon Xhaviti angazhimet tjera të ngjashme.
“Jo, jo, qita e ki, qita e ki, për qef prej meje, se jom konsultu me Ramën”, sqaron Grabovci.
“Po, po, ke…, se pom thirrin si shpesh edhe me intervista, po s’o problem, me rëndësi osht që kandidati, kur del para komisionit, mos me koritën, Fatmirin, për shembull që po porositë, qajo me rëndësi”, shton Xhaviti, ndërkohë që Grabovci i tregon listën e kandidatëve dhe renditjen që duhet të kenë.
“Unë , t’garantoj se nuk ki, i ki… edhe Adnani bon me kon i treti… Luta i dyti, gjinia e bukur e para”, urdhëron Grabovci.
“ A ke, fol me ata… Fitimi kryetar komisioni, hiç mos ta nin”, thotë Xhaviti.
“E kem ni profesor aty, t’mjeksisë…, edhe ai kishte kriterium, ma të ashpër se unë, që të thash atë ditë”, shton Xhaviti.
“ Bisedon, bisedon…, të thirri… ose pimë ni kafe, nesër n’mëngjes bashkë ose…”, i thotë Grabovci.
Në një bisedë tjetër, një person i paidentifikuar deri tash i telefonon Grabobvcit dhe e pyet për disa pozita. Nga biseda, shihet se janë të afërm. Grabovci, e pyet se a po kthehet procesi në pikën zero.
“Ju, po ktheni n’pikën zero a”, pyet Grabovci.
“ Jo, n’pikën zero, n’pikën fillestare”, shton ky person.
“E, po t’lutëm… e qishtu kur t’boni dallavere…, kur t’bajnë dallavere njerëzit”, shton Grabovci.
“ Vallahin qishtu, kur si rrin vetit gati”, ndërhyn bashkëbiseduesi, derisa Grabovci thotë se njerëz palidhje kishin konkurruar për borde.
“ Jo…, palidhje njerëz kishin pas kunkuru, nëpër ato borde t’hamomit. Kish marrë vendim Qeveria me i kthy krejt, mi anulu. Dhe mu m’pëlqej ai vendim i tynev”, thotë Grabovci.
“Ja mirë, masi veç…, super osht a din, thjesht nashta ma mirë bahet masanej, unë s’pe kom kit marak”, thotë bashkëbiseduesi.
“Aty, duhet, aty duhet, veç eksperta njerëz me përvojë, njerëz që dinë me menu… me bo politika, u bo, u bo, thash mos ka naj sen t’veçantë”, shton Grabovci.
“Jo, jo, a din veç jon do sene a din…, u bo”, ndërhyn bashkëbiseduesi.
Në një bisedë tjetër, Grabovci flet me një person që e quan Fati. Grabovci interesohet se çfarë ka ndodhur me Bukurije Krasniqin për të cilën kishin biseduar paraprakisht.
“E për Bukurije Krasniqin që patum bisedu… Çka u bo?”, e pyet Grabovci.
“Hala kurgjo, vallain”, shton Fati.
“Kqyr, kqyr, mos e kanë marr dikon tjetër aty e me i qu n’rrot t’sames na tanë….”, kërkon Grabovci.
“Jo, jo s’e kanë marr kërkon hiç”, sqaron Fati.
“Shko, kqyr interesohu, t’lutëm edhe tregoi…”, udhëzon Grabovci.
Fati i tregon se dikush e ka vendosur në Youtube Naserin, me Musteqën. Fjalën e ka për Naser Mrasorin dhe Mujë Rugovën. Thotë se janë bërë nervoz.
“Musteqja, me Naserin, Muj…, Muja”, thotë Fati.
“ A…, e bajt me shnetë, nëse ka bo ashtu, let shkon n’rrotsames”, thotë Grabovci, për ta porositur Fatin që të interesohet për Bukurije Krasniqin. Shton së nëse kanë marrë dikë tjetër, do të prishen keq.
Ndërkohë, një person tjetër që e thirr Grabovcin që të kujdeset për punën e tij, tregon se si ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ose e shpërfill, ose nuk dëshiron të flas në telefon për këtë cështje.
“Krejt çka du me të thanë osht me pas kujdes për qat punën rreth meje”, thotë bashkëbiseduesi.
“A o ka bjen borë a, a qysh osht koha naton”, e pyet Grabobci.
“ Knej, nuk o t’u ra borë, po ftoftë”, shton bashkëbiseduesi.
“Bistrica a ka ujë”, vazhdon Grabovci.
“Urno”, çuditet me pyetjen e Grabovcit, bashkëbiseduesi.
“Bistrica ka ujë pak, hahahah… pse”, shton bashkëbiseduesi.
“Natën e mirë”, ia mbyll muhabetin Grabovci, teksa bashkëbiseduesi e porosit edhe njëherë që mos të harrojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Trajkovski ishte një burrë shteti me vizion dhe një lider që besonte në pajtim

10 ton mandarina me pesticide të bllokuara nga Kroacia u shitën në Shqipëri, tre të arrestuar

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe