Dortmundi u tall me Neymarin në humbjen e PSG-së ndaj Lorient - braziliani iu kundërpërgjigj klubit gjerman

Borussia Dortmundi ka vazhduar me tallje ndaj Neymarit, mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe braziliani u është kundërpërgjigjur.
Paris Saint-Germain u mposht 3-2 nga Lorienti në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1, derisa Yoane Wissa ka humbuar parisienët me festimin e famshëm të Erling Haalandit.
Pasi morën një fitore të madhe, Lorient e përshkroi si një triumf magjik, me lojtarët në foto duke festuar.
Borussia Dortmundi ka reaguar me një cicërim qesharake: "Çfarë shkon përreth...".
Por, Neymari ka reaguar shpejtë në postimin e Dortmundit, duke i thënë: "A ju kujtohet".
Ky ishte një reagim nga takimi i dytë kur PSG e kishte eliminuar skuadrën gjermane nga Liga e Kampionëve dhe e kishin thumbuar Haalandin me festimin e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































