LAJMI I FUNDIT:

Dortmund ka një super talent, 13-vjeçari Moukoko ka realizuar 30 gola në 16 ndeshje (Video)

Dortmund ka një super talent, 13-vjeçari Moukoko ka realizuar 30 gola në 16 ndeshje (Video)

Akademia e futbollit të Borussia Dortmundit ka nxjerrë talente të shumta gjatë viteve të fundit.

Kjo traditë duket se do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme duke u bazuar në statistikat e fundit të nxjerra nga mediat gjermane.

Në fakt, një super sulmues mund t’i bashkohet shumë shpejt futbollit botëror duke pasur parasysh numrit të golave të shënuar.


Bëhet fjalë për Youssoufa Moukoko, futbollistin kamerunas me nënshtetësi gjermane, i cili po shndërrohet në sensacion të vërtetë

Lojtari 13 vjeçar deri më tani për grupmoshat U-17 të Dortmundit ka pasur vetëm 16 paraqitje, por gjatë këtyre takimeve ka shënuar 30 gola.

Në ndeshjen e parë më 13 gusht të vitit të kaluar, para 150 tifozëve, Moukoko shënoi dy gola për nëntë minuta, kur Dortmund triumfoi 3-0 kundër SG Unterrathit.

Vetëm gjashtë ditë më vonë, më 19 gusht, ai shënoi katër gola në fitoren 6-1 ndaj Kolnit.

Për më tepër, ai ka shënuar tre gola në katër paraqitje për grupmoshat deri 16 vjet të Gjermanisë.

Theksojmë se në pesë ndeshjet e para për Borussian arriti të realizonte 13 gola, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë zbuluesve të talenteve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lYSLULn0Uac

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori