LAJMI I FUNDIT:

Dorentina Qerimi, femra e parë si mjeshtre e veturave (Video)

Dorentina Qerimi, femra e parë si mjeshtre e veturave (Video)

Një 23-vjeçare nga Ferizaj punon si automekanike me babanë e saj që shtatë vjet.

Gjatë gjithë punës asaj i është thënë se kjo punë është për meshkuj. Pasdite ajo punon edhe si banakiere.

Dorentina Qerimi bën rregullimin e veturave në punishten e babait të saj.


“I rregulloj veturat. Më herët i kam ndihmuar babait me çelësat deri sa e kam marr besimin në vete për të bërë unë diçka. Klientët më herët nuk më kanë besuar hiç, nuk janë ndjerë rehat me mua. Por, me kalimin e kohës, tash veç mua më kërkojnë”, thotë Qerimi.

Ajo shton se ka marr komente të shumta se ky profesion është vetëm për meshkuj.

“Ky profesion është për meshkuj, edhe për femra po. Dikush që e përballon… unë për vete shumë mirë ndihem me këtë profesion. Shumë raste ka pasur kur klientet vetë më kanë thënë se ty nuk ta lëmë makinën në dorë se ti e prish. Unë kam thënë në rregull… kur të vij babai ta rregullon, por unë e kam marr, e kam rregulluar. Ata kanë ardhur, u kam thënë se babai e ka rregulluar dhe mund të shkosh. Nuk e di, habitem pse nuk më besojnë, e unë vetë i rregulloj”, shton ajo.

Paragjykimet ndaj saj kanë filluar që kur ishte në shkollë të mesme.

“Kam qenë edhe shkollën teknike [drejtimi] automekanik. Për fat të keq, nuk kam vazhduar më shumë, se së pari nga profesorët kam pasur jo fjalë të mira dhe kam qenë e detyruar të dal, ta ndërpres krejt. Edhe nxënësit, drejtoria më thoshin se nuk është profesion për ty. Unë u thosha se e bëj praktikën me babanë. Ata më thoshin, jo nuk mund ta përballon ti. E sot, shoqëria kur më sheh duke rregulluar makina, habiten. Ata nuk kanë arritur asgjë”, thotë Qerimi.

Ëndrra e Dorentinës është që ajo ta ketë në pronësi një punëtori të saj.

Pasi mbaron punën në garazh, ajo pasdite punon në një restorant në Ferizaj si banakiere. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori