LAJMI I FUNDIT:

‘Dora e djathtë’ e Cristiano Ronaldos largohet nga Portugalia

‘Dora e djathtë’ e Cristiano Ronaldos largohet nga Portugalia

Ricky Regufe, i cili luajti një rol kyç në kalimin e Cristiano Ronaldos te Al-Nassr, është larguar nga pozicioni i tij në delegacionin e ekipit kombëtar të Portugalisë.

Regufe ishte pjesë e ekipit kombëtar për 20 vjet, por njoftoi se do të largohej me një postim në rrjetet sociale.

“Ishte një krenari dhe një privilegj që i kam shërbyer vendit tim si anëtar i Kombëtares për dy dekada”, ka shkruar ai.


Kush është Ricky Regufe, njeriu që i qëndron afër Ronaldos dhe organizon gjithçka në jetën e tij të re në Arabinë Saudite - madje edhe kontratën 200 milionëshe në vit
Lexo po ashtu Kush është Ricky Regufe, njeriu që i qëndron afër Ronaldos dhe organizon gjithçka në jetën e tij të re në Arabinë Saudite - madje edhe kontratën 200 milionëshe në vit

“Kam jetuar momente të paharrueshme dhe kam krijuar miqësi për jetën. Pashë nga afër Kombëtaren duke fituar dy trofetë e mëdhenj që ka fituar deri tani dhe pashë Cristiano Ronaldon të bëhej lojtari më i mirë në botë”.

“Falënderoj lojtarët, trajnerët dhe stafin për gjithçka që kemi përjetuar së bashku. Fillon një etapë e re, por dëshira për të parë fitoren e Kombëtares është gjithmonë e njëjta!”, thuhet në postimin e tij.

Inteligjenca Artificiale krijon formacionin më të mirë në histori të Manchester United - shumë legjenda mbesin jashtë tij
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale krijon formacionin më të mirë në histori të Manchester United - shumë legjenda mbesin jashtë tij

Postimi u shoqërua me një foto të Portugalisë duke festuar triumfin e saj në Euro 2016, trofeu i parë i madh në historinë e tyre. Ata vazhduan të fitojnë Ligën e Kombeve për herë të parë tre vjet më vonë.

Largimi i Regufe përfaqëson një tjetër ndryshim të rëndësishëm për Portugalinë që nga eliminimi i tyre në çerekfinale në Kampionatin Botëror në Katar.

Grealish nënshkroi marrëveshje rekorde me Puman - por si krahasohet me lojtarët e tjerë
Lexo po ashtu Grealish nënshkroi marrëveshje rekorde me Puman - por si krahasohet me lojtarët e tjerë

Trajneri Fernando Santos dha dorëheqjen pas humbjes së tyre nga Maroku dhe që atëherë është zëvendësuar nga ish-trajneri i Evertonit, Roberto Martinez.

Regufe tani është i vendosur të marrë një qasje më praktike me karrierën e Ronaldos pasi e ndihmoi 38-vjeçarin të fitonte një marrëveshje fitimprurëse prej 200 milionë eurosh në vit me Al-Nassr në dhjetor.

Ronaldo dhe Regufe janë miq të ngushtë prej disa kohësh dhe ky i fundit u bë njeriu kryesor në negociatat për transferimin në Arabinë Saudite pas ndarjes së yllit portugez me agjentin afatgjatë Jorge Mendes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori