Donnarumma refuzon kontratën e re te Milanit

122:"during the serie A match between AC Milan and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on February 18, 2018 in Milan, Italy. 13:"Claudio Villa
Mino Raiola ka filluar edhe një herë të tregojë pushtetin e tij që ka te lojtarët që i menaxhon.
Agjenti italian është duke i bërë sërish presion Milanit për kontratën e re të Gianluigi Donnarummas.
Skuadra italiane i ka ofruar kontratën te re, por me pagë të njëjtë portierit italian, derisa agjenti italian ka kërkuar që ajo të përmirësohet.

Sipas Calciomercatos, Raiola u ka bërë me dije Rossonerëve që paga e Donnarummas të rritet deri në gjashtë milionë euro në sezon.
Kontrata aktuale e reprezentuesit të Italisë skadon në fund të sezonit të ardhshëm, gjersa Milani është në presion të madh.
Disa klube evropiane kanë shprehur interesim për portierin italian, e më e interesuara mbetet Paris Saint-Germian. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































