LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump thotë se ai nuk e dëgjoi Dr. Faucin dhe se shumë gjëra bëri ndryshe prej këshillave të tij

Donald Trump thotë se ai nuk e dëgjoi Dr. Faucin dhe se shumë gjëra bëri ndryshe prej këshillave të tij

Donald Trump ka thënë se ai nuk i kushtoi shumë vëmendje këshillave nga Dr. Anthony Fauci ndërsa merrte vendime në lidhje me situatën e krijuar për shkak të COVID-19, përsëri duke e karakterizuar ekspertin e sëmundjes infektive si të pakualifikuar për shkak të komenteve të bëra herët në pandemi.

Duke folur në emisionin Ingraham Angle të Fox News të enjten, ish-presidenti amerikan riktheu pikat e kryesore nga koha e tij në zyrë dhe tha: “Nëse vërtet shikoni, unë nuk e dëgjova shumë sepse po bëja të kundërtën e asaj që ai po thoshte”, përcjell Telegrafi.

Trump ka thënë më tej: “Unë u morra vesh me të mirë, por nuk e dëgjova shumë sepse ai të mos mbyllemi me Kinën, dhe unë e bëra shumë herët – mos të mbyllemi me Evropën, por ne e kishim problemin me Italinë dhe Francën… Unë e bëra mbylljen me Evropën shumë herët”.


Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së dhe këshilltari kryesor mjekësor i presidentit Biden, ka thënë më parë pikëpamjet e tij rreth COVID-19 evoluan ndërsa ekspertët mësuan më shumë për këtë dhe udhëzimet federale u azhurnuan.

Në korrik të vitit 2020, Trump bëri të njëjtin argument, duke i thënë një drejtuesi të Gray TV se ai nuk i dëgjoi ekspertët e tij dhe shtoi: “Dr. Fauci tha mos vishni maska dhe tani ai thotë se vishni ato. Dhe ai tha shumë gjëra. Mos e mbyll me Kinën. Mos e ndalo Kinën. Unë e bëra gjithsesi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori