LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump ‘kurorëzon’ veten si Mbret

Donald Trump ‘kurorëzon’ veten si Mbret

Qeveria amerikane ka anuluar tarifën e fundit të ngarkuar për trafikun në qytetin e New Yorkut.

Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, kjo tarifë, e vendosur nga administrata e mëparshme e presidentit Joe Biden, ishte një “shpërfillje për klasën punëtore amerikane dhe pronarët e bizneseve të vogla”.

Autoriteti i Transportit të Metropolitanës së New York-ut (MTA) planifikon të padisë qeverinë shkaku i anulimit të kësaj tarife.


Presidenti amerikan, Donald Trump ishte kundër kësaj tarife që në fillim kur u vendos.

Duke njoftuar heqjen e saj përmes platformë personale Truth Social, ai shkroi “Manhattan dhe i gjithë New York-u u shpëtuan. Rroftë Mbreti”.

Pak kohë pas kësaj, llogaria e Shtëpisë së Bardhë në platformën X publikoi një imazh të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku Trump mban një kurorë përpara një panorame të qytetit të New Yorkut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori